Tahiri: Të bashkohemi sot në Kuvend për Ligjin e Speciales

Tahiri: Të bashkohemi sot në Kuvend për Ligjin e Speciales

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të vijnë menjëherë në Kuvend.

Tahiri kërkoi që të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Ju bëjmë thirrje kolegëve deputetë, ejani menjëherë në Kuvend ta votojmë Ligjin e Dhomave të Specializuara e Zyrës së Prokurorit Special”, tha Tahiri.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të bashkohen rreth kësaj çështjeje, njofton Klankosova.tv

“Të bashkohemi sot, gjithmonë në anën e drejtë të historisë, rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vlerës më të lartë të kombit, Kosova na thërret”, u shpreh Tahiri.

Related Articles