Tajlanda ka rihapur dyert për qytetarët e më shumë se 60 vendeve pas 18 muajsh kufizime kundër COVID-19.
Autoritetet deklaruar se turistët e vaksinuar do të përjashtohen nga karantina. Nga kjo e hëne vendi ka hapur dyert në Aeroportin Ndërkombëtar Suvarbanbhumi dhe terminali ndërkombëtar në Phuket.
Pritet që numri i turistëve të arrijnë në 30 mijë, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa bëhet me dije se 42% e popullsisë në Tajlandë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani Tajlanda ka regjistruar 1, 92 milion raste dhe 19, 260 viktima. /Gazeta “Enigma”/