Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë së dielës ka qëndruar në Zvicër.
Atje ka takuar Jake Sullivan, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, takim ky të cilin Osmani e ka konsideruar si të rëndësishëm.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka ndarë detaje nga takimi me Sullivan.
“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, shkroi Osmani. /Gazeta Enigma