Takimi Kurti – Vickers, flasin për investimet e firmave nga Britania në Kosovë

Takimi Kurti – Vickers, flasin për investimet e firmave nga Britania në Kosovë

Emisari për tregti i Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Sipas ambasadës britanike, në këtë takim u diskutua për sektorët se ku ka më shumë potencial për të investuar firmat nga Britania e Madhe.

Vickers vlerësoi përpjekjet për të krijuar një mjedis më tërheqës për investitorët.

“I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për tregti, Martin Vickers, ka zhvilluar sot takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Tregtisë Rozeta Hajdari. Z. Vickers vlerësoi përpjekjet për të krijuar një mjedis më tërheqës për investitorët përmes veprimit kundër korrupsionit dhe futjes së Ligjit për Gjykatën Tregtare.

Ata gjithashtu diskutuan sektorët strategjikë të ekonomisë ku ka potencial për firmat britanike për të hyrë në treg dhe idetë se si të maksimizojnë potencialin e diasporës kosovare në Britani”, thuhet në njoftim.

Related Articles