Takimi Kurti-Vuçiq në Ohër, MPB: Masat e marra po zhvillohen sipas planit, deri më tani situata është e qetë

Takimi Kurti-Vuçiq në Ohër, MPB: Masat e marra po zhvillohen sipas planit, deri më tani situata është e qetë

Policia e Maqedonisë së Veriu ka bërë të ditur se për shkak të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër, ka shtuar masat e sigurisë.



Në një njoftim për media ata theksuan se masat e marra po zhvillohet sipas planit dhe deri më tani situata është e qetë, duke thekuar se nuk ka shkelje të rendit dhe qetësinë publike.

“Siç ka njoftuar dje qytetarët MPB-ja, për shkak të takimit mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës, i cili po mbahet këtë fundjavë në Ohër, po merren masat e duhura të sigurisë në hapësirën e Ministrisë së Brendshme, në Ohër.

Aktivitetet rreth sigurisë së ngjarjes së paralajmëruar dhe masat e marra po zhvillohen sipas planit, është ngritur Shtabi që monitoron situatën në terren dhe deri më tani situata është e qetë, nuk ka shkelje të rendit dhe qetësisë publike”, thuhen në njoftim.

“Aktivitetet kanë për qëllim sigurimin fizik dhe në komunikacion të rrugëve dhe objekteve tjera, me ç’rast përveç rrugëve të Ohrit, merren masa edhe për sigurinë e komunikacionit të rrugëve tjera kryesore, rajonale dhe lokale, si dhe të rrugëve mbrojtëse, brezi i rrugëve, së bashku me rrugët në zonat e banuara dhe parkingjet”, thuhet në njoftim.

Related Articles