Escobar: Pa njohje reciproke, s’ka rrugë për në Evropë

Escobar: Pa njohje reciproke, s’ka rrugë për në Evropë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.



Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 18 mars, ai tha se për SHBA-në njohja reciproke është qëllimi përfundimtar.

“Është për ne. Mendoj se duhet të ndodhë. Mendoj se duhet të ndodhë për të gjitha vendet e rajonit. Kështu që, unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohura njëra-tjetrën të gjitha vendet e rajonit dhe pa punuar së bashku me njëra tjetrën.

Më herët, Escobar ka deklaruar se sot pret finalizimin e aneksit të zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, palët nuk do të mund të zgjedhin se çka të zbatojnë nga ky propozim e çka jo.

Në cilësinë e vëzhguesit, Escobar merr pjesë në një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Më herët kishte informacione për përfundimin e takimit – pak minuta para orës 17:00 – por siç raporton bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër. Takimi është duke vazhduar ende.


Related Articles