Sekretari i Shtetit për SHBA, Antony Blinken dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë zhvilluar këtë të diel një takim në Bruksel, takim që është mbyllur me nënshkrimin e një marrëveshje për koordinimin mes dy vendeve në përdorimin e teologjisë 5G.
Sekretari Blinken tha se Shqipëria është një partner dhe aleat i SHBA dhe me këtë marrëveshje kryeministri Rama po tregon një shembull të mirë dhe për vende të tjera.
“Jemi mirënjohës për punën e përbashkët që Shqipëria dhe SHBA kanë bërë së bashku përfshirë “Defender 21”. Presim që të merrni dhe detyrën në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe mezi presim të bashkëpunojmë”, deklaroi kreu i DASH.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se për Shqipërinë është krenari që jetë në krah të SHBA dhe e konsideroi nënshkrimin e marrëveshjes si një moment të rëndësishëm.