Pas bisedimeve të së martës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në Arabinë Saudite, presidenti amerikan Donald Trump tha se Ukraina “mund të kishte bërë një marrëveshje” më herët për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se ishte shumë më i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, duke shtuar: “Unë mendoj se kam fuqinë për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
Ndërkohë, Zelensky e shtyu vizitën e tij në Arabinë Saudite këtë javë deri më 10 mars, një vendim i lidhur me bisedimet SHBA-Rusi, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Kievi ka thënë vazhdimisht se nuk do të njohë asnjë marrëveshje për Ukrainën e bërë pa të.
Në Riad, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se Moska nuk do të pranonte trupat e NATO-s në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje paqeje.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se bisedimet ishin “hapi i parë i një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë” për t’i dhënë fund luftës. /Gazeta Enigma