Taksisti në Prishtinë kërkon ndihmën e Policisë: Klienti nuk e pagoi, ia grabiti iPhone-in dhe iku

Taksisti në Prishtinë kërkon ndihmën e Policisë: Klienti nuk e pagoi, ia grabiti iPhone-in dhe iku

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin kudo.

Me grabitje u përball mbrëmë edhe një burrë i cili kryen shërbimet e taksisë në qytetin e Prishtinës.

Sinjali mëson se një klient e tij po dyshohet se përveç që nuk e pagoi pasi arritën në lokacionin që kërkoi ta dërgojë, ai po dyshohet se ia ka marrë një telefon iPhone dhe më pas ka ikur.

Viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe si rezultat janë marrë veprimet hetimore që çuan në identifikimin e personit të dyshuar. 

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është një 25-vjeçar, i cili është arrestuar pas disa orësh dhe është shoqëruar në stacion policor. 

Me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar hetim.

Related Articles