Talibanët e bëjnë publik qëndrimin për luftën në Ukrainë

Talibanët e bëjnë publik qëndrimin për luftën në Ukrainë

Talibanët kanë bërë publik qëndrimin e tyre mbi luftën që ka nisur në Ukrainë.

Ata kanë bërë thirrje urgjente për deeskalim të konfliktit nga dy palët  Rusia  dhe nga Ukraina dhe kanë theksuar dialogun si rrugën përpara.

“Talibanët në Afganistan kanë bërë thirrje për përmbajtje nga dy palët dhe se duhet të heqin dorë nga pozicionet që mund të intensifikojnë dhunën. Emirati Islamik i Afganistanit në lidhje me politikën e saj të jashtme neutrale bën thirrje që dy palët në konflikt ta zgjidhin krizën përmes dialogut dhe qëllimeve paqësore. Gjithashtu bëjmë thirrje tek palët në konflikt që të mbrojnë jetërat e studentëve dhe emigrantëve afganë në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e talibanëve.

Related Articles