Talebanët kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuara t’i përmbahen afatit të caktuar për tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani deri në datën 11 shtator.
Kjo është është bërë e ditur nga zëdhënësi i tyre ditën e sotme.
Në një intervistë për “Sky News”, zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen, tha se presidenti amerikan, Joe Biden, duhet të respektojë marrëveshjen e Dohas të nënshkruar nga administrata Trump vitin e kaluar dhe se SHBA duhet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator, 20 vite pas sulmeve terroriste.
“Ne jemi zotuar se nuk do t’i sulmojmë ata, ne nuk i kemi sulmuar ata”, tha Shaheen, referuar amerikanëve.