Paulo Pogba është bërë lojtari i fundit që e tërheq një sponsor të Kampionatit Evropian nga tavolina e konferencave për shtyp.
Pak ditë më parë, Cristiano Ronaldo në konferencë për shtyp e largoi Coca Colan, duke bërë thirrje që të pihet më shumë ujë.
Ky veprim i portugezit i solli humbje pijes së gazuar rreth katër miliardë euro, shkaku i prishjes së imazhit sa do pak.
Tani, Pogba ishte ai që e largoi pije alkoolike, Heineken nga tavolina e konferencave, duke vazhduar më pas atë çfarë kishte për të thënë.
Tashmë është e ditur se për myslimanët, besim që mesfushori francez i takon, është e ndaluar me fe që të konsumohen pijet alkoolike.