Këngëtarja e famshme Taylor Swift ka anuluar tri koncertet që parashiheshin të mbaheshin këtë javë në Vjenë, pasi dy persona u arrestuan nën dyshimin se planifikonin sulm terrorist në një nga koncertet.
“Me konfirmimin e zyrtarëve se një sulm terrorist ishte planifikuar në stadiumin Ernst Happel, ne nuk kemi zgjidhje tjetër pos të anulojmë tre koncertet e planifikuara, për sigurinë e secilit”, thuhet në njoftim.
Ekipi i Swift gjithashtu njoftoi se të gjitha shpenzimet e fansave do të rimbursohen brenda dhjetë ditëve. /Gazeta Enigma