Të bërtitura dhe të qara/ PAMJET pas vrasjes së shqiptarit në Ekuador: Është gjallë, hapni derën

Të bërtitura dhe të qara/ PAMJET pas vrasjes së shqiptarit në Ekuador: Është gjallë, hapni derën

Në këto pamje, shihet shqiptari i shtrirë në tokë dhe i plagosur, ndërsa një qytetar e mban në krah, ndërsa disa të tjerë tentojnë që të hapin derën e spitalit për ta futur brenda

Këto janë pamjet e rënda, kur qytetarët tentojnë që të shpëtojnë Arjanit Rizaj pasi u qëllua me 9 plumba.

Në këto pamje, shihet shqiptari i shtrirë në tokë dhe i plagosur, ndërsa një qytetar e mban në krah, ndërsa disa të tjerë tentojnë që të hapin derën e spitalit për ta futur brenda.

53-vjeçari shqiptar u qëllua me armë në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador, nga persona ende të paidentifikuar. Ai ndodhej në makinë dhe po priste bashkëshorten e tij që të dilte nga spitali, ku kishte dërguar të atin për kontroll.

E shoqja e tij ka deklaruar si burri i saj ishte i papunë pasi ishte pa dokumentacione në këtë shtet, ndërsa me para e ndihmonte vëllai i tij që ndodhej në Kanada. Shqiptari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nuk dihen arsyet e atentatit.

Related Articles