Të burgosurit i gjendet droga në gojë

Të burgosurit i gjendet droga në gojë

Një rast i pazakonshëm i tentimit të së substancës narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndodhur sot.



Sipas komunikatës sot, rreth orës 15:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

“Gjatë pranimit të një të burgosuri, të njëjtit i është gjetur sasi e dyshuar narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda gojës”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta “Enigma”.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.

Related Articles