Të burgosurit anë e mbanë vendit në Kosovë tash e disa javë nuk po mund të kontaktojnë me familjet e tyre, shkaku i mungesës së kartelave telefonike që rëndom i siguron institucioni.
Ata në Hajvali po ankohen se nuk mund të bënë këtë as për festën e Fiter Bajramit ndërsa edhe zgjidhja përmes “Skype” nuk po kryen punë meqë numri i të ndaluarve që duan të flasin me familjet e tyre është shumë i madh.
Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmoi për Klan Kosova se janë përfunduar procedurat tenderuese dhe furnizimi do bëhet së shpejti nga Telekomi i Kosovës.
Ndërsa në Telekomin e Kosovës, zëdhënësi Fadil Lepaja shtoi se sipas procedurave standarde të prokurimit është përzgjedhur një fitues, prodhuesi së bashku me departamentin tonë teknik nuk po arrijnë akoma të bëjnë zgjidhje në gjenerimin e kodeve. Varësisht prej zgjidhjes teknike mund te realizohet edhe liferimi e furnizimi.
Derisa kjo të ndodh, sipas Lepajajt do të shikohet të bëhet zgjidhje alternative që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt./Gazeta Enigma/