Të enjten pritet të rifillojnë pagesat e granteve për bizneset në Prishtinë, së shpejti edhe pagesat për COVID-19

Të enjten pritet të rifillojnë pagesat e granteve për bizneset në Prishtinë, së shpejti edhe pagesat për COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se të enjten do të rifillojnë pagesat e granteve për biznese, raporton Gazeta Enigma.

Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se së shpejti do të procesohen edhe pagesat për COVID-19, nga Thesari i Shtetit.

“Prej nesër do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative.  Do të mundohemi t’i procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100. Pagesat për COVID do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Ahmeti. 

Prej nesër do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Do të…Posted by Shpend A. Ahmeti on Wednesday, May 5, 2021

/Gazeta Enigma/

Related Articles