Kuvendi do të mbajë seancë plenare, diskutohet për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet

Kuvendi do të mbajë seancë plenare, diskutohet për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës do të mbajë seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe debati parlamentar i thirrur nga Partia Demokratike e Kosovë për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Po ashtu, në këtë seancë do të shqyrtohen edhe rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesat e Ndërmarrjes Publike “KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në komunat veriore të vendit.

Related Articles