Të enjten seanca e fundit e sesionit pranveror në Kuvend, këto pika e rendit të ditës

Të enjten seanca e fundit e sesionit pranveror në Kuvend, këto pika e rendit të ditës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit është vendosur se kur do të mbahet seanca e fundit e sesionit pranveror të Parlamentit.

Kusuari – Lila ka bërë të ditur se kjo seancë do të mbahet të enjten, më 12 gusht.

“Pas mbledhjes së kryesisë, bashkë jemi dakorduar që të enjten me 12 gusht të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror. Seanca e datës 12 do të jetë e dyta në rend të ditës për shkak se do të fillohet me pikat e papërfunduara, me pikat nga seancat e mëparshme. Tri pika janë në rend dite”, thotë Kusari.

Ajo tregoi se cilat do të jenë pikat që do të diskutohen në këtë seancë.

“Do të diskutohet për problemet në KOSTT. Do të shikohet a janë kushtet për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Do të votohet për zgjedhjen e auditorit të përgjithshëm”, thotë ajo, duke treguar se kur do të rifillojë kuvendi punën.

“Kuvendi fillon punimet në të hënën e dytë të muajit shtator, ashtu siç është paraparë me rregullore”, sqaroi ajo.

Related Articles