Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet këtë të enjte (24.06.2021), në ora 11:00, rapoorton Gazeta “Enigma”.
Në rend të ditës janë 10 pika si në vijim:
1. Deklaratat jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare
3. Miratimi i procesverbalit nga sesioni i mëparshëm,
4. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Administratën Publike, Qeverisjen Lokale, Media (5) anëtarë të Këshillit të Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbimeve Civile të Kosovës,
5. Shqyrtimi i Rekomandimve të Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,
6. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikqyrjen e FInancave Publike për raportin e Auditimit të performancës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shendetesore publike dhe vleresimi i rezultateve”,
7. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në lidhje me Raportin dhe Auditimin e Performancës” Procesi i licencimit të përdoruesve të mineraleve të ndërtimit dhe industrisë dhe mbrojtja e mjedisi nga ky veprimtari”,
8. Shqyrtimi dhe Rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Mbikëqyrjes së Financave Publike për Raportin e Auditimit të Performancës” Menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike “,
9. Krijimi i një Komisioni ad-hoc për zgjedhjen e një kandidati për një (1) anëtar të Bordit.
10. Projekt-rezoluta nga debati parlamentar mbi ekonominë situata si rezultat i pandemisë COVID-19.