Ushtari i FSK-së shpallet ushtari më i mirë në garën ndërkombëtare që është mbajtur në Kroaci

Ushtari i FSK-së shpallet ushtari më i mirë në garën ndërkombëtare që është mbajtur në Kroaci

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sokol Ahmeti, është shpallur ushtari më i mirë në garën ndërkombëtare e cila është mbajtur në Kroaci, raporton Gazeta Enigma.

Ahmeti i cili është pjesë e Regjimentit të Këmbësorisë ka arritur të zë vendin e parë në këtë garë ku pjesëmarrës ishin edhe ushtarët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.

Pjesëmarrësit kaluan së bashku në disa vështirësi, ku pjesë e saj ishte edhe përshkrimi i rrugës me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina Ushtarake. 

Related Articles