Të enjten u lirua, reperi Noizy ka për t’i thënë diçka Policisë së Kosovës

Të enjten u lirua, reperi Noizy ka për t’i thënë diçka Policisë së Kosovës

Reperi shqiptar ishte ndaluar të mërkurën brëma në pikën kufitare në Vermicë nga Policia e Kosovës.

Arsyeja e arrestimit të reperit ishte një urdhër nga Gjykata.

Noizy nuk qëndroi gjatë në Polici dhe u lirua teksa e tregoi edhe vetë duke i bërë disa postime në rrjete sociale.

Në storien e tij në Instagram, reperi ka shkruar se ka një respekt maksimal ndaj Policisë së Kosovës për faktin se ata janë sjellur mirë me të gjatë arrestimit.

Kujtojmë se sot u raportua se këngëtari i lartëcekur është liruar pasi ka paguar një gjobë prej 2000 mijë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles