Ish-komandanti i UÇK’së, Sami Lushtaku, sot ka vizituar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë.
Kështu njoftoi Lushtaku përmes një postimi në Facebook, duke ia bashkangjitur edhe një fotografi në Hagë, me flamurin shqiptar kuq e zi.
Lushtaku tregoi se Thaçi e Veseli kanë dërguar të fala.
“Të fala ju bëjnë çlirimtarët”, shkroi Lushtaku.
Kujtojmë se Thaçi e Veseli janë në qendrën e paraburgimit në Hagë, pasi po akuzohen për krime lufte./Gazeta Enigma/