Futbollisti më i mirë i Serie A gjatë këtij sezoni, Khvicha Kvaratskehlia pritet të nënshkruaj një kontratë të re me Napolin.
Lajmin e ka bërë të ditur Santi Aouna, gazetari i cili shkruan në lidhje me marrëveshjen e re të futbollistit nga Gjeorgjia.
Sipas tij, Kvara pritet të firmos kontratë të re deri në vitin 2028, me një pagë vjetore deri në 4 milionë euro, kurse ajo javore shkon deri në 67 mijë euro.
Paga e lojtarit të Kombëtares së Gjeorgjisë është tejet e ulët dhe të gjithë janë befasuar, sepse ka lojtarë që shifran prej 67 mijë euro në javë e merr për vetëm një ditë.
22-vjeçari nga Tbilisi gjatë këtij sezoni në Serie A ka zhvilluar 23 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 12 asiste. Ai është duke u kërkuar me ngulmë nga klubet gjigante, si Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City.