Xhudistët angazhohen në FSK, nënshkruhet memorandum bashkëpunimi MKRS-FXHK

Xhudistët angazhohen në FSK, nënshkruhet memorandum bashkëpunimi MKRS-FXHK

Ministria për Kullotur Rini dhe Sport, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Xhudos së Kosovës.

Bashkëpunimi o të fillojë që nga ky vit, lajmin e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj.

Postimi i plotë:

“Nga sot me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Xhudos, po i japim jetë konceptit të integrimit të arteve marciale në programet e përhershme trajnuese dhe arsimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky koncept që është në linjë me programin ‘’Kosova, shtet i xhudos’’ do të filloj së zbatuari gjatë këtij viti si pjesë e trajnimeve formale të nivelit bazik, ndërsa ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ashtu që në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve tashmë të mirënjohur ndërkombëtarisht, të aftësojmë ushtarakët tanë edhe në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, neutralizim të kundërshtarit, por dhe nxitje të shpirtit garues ndërmjet ushtarëve, pasi programi është ambicioz, me synimin që Forca e Sigurisë së Kosovës të marr pjesë në garat botërore multidisiplinare të Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake.

Përmes këtij programi përveç investimit në përgatitjen e oficerëve dhe ushtarëve, ne po vlerësojmë edhe profesionalizmin e xhudistëve tanë duke i angazhuar në institucionet tona të sigurisë.”

Related Articles