Admir Mehmedi ishte të hënën mbrëma njëri ndër lojtarët më meritor që Zvicra kaloi në çerekfinale të Euro 2020. Mesfushori shqiptar që përfaqëson Helvetikët ndihmoi skuadrën e tij që të eliminonte Francën me anë të penalltive.
Ishte minuta e 87-të kur Mehmedi u inkuadrua në lojë në vend të Ricardo Rodriguezit, derisa në atë 90-të, erdhi goli i barazimit me anë të Mario Gavaranovic që u asistua nga Granit Xhaka. Koha e rregullt përfundoi me rezultat 3-3, derisa në vazhdime portat mbetën të paprekura.
Kështu, ballafaqimi shkoi në ekzekutimin e penalltive, e Amdir Mehmedi kishte penalltinë e pestë, që rezultoi të ishte e fundit. Me një gjakftohtësi të madhe, mesfushori qëlloi saktë, duke mposhtur me lehtësi Hugo Llorisin që u hodh në kahun e kundërt.
Presioni më pas ishte te Gjelat dhe Kylian Mbappe, e që ylli i Paris Saint-Germain nuk arriti ta fute topin në rrjetë, pasi Yann Sommer e priti atë. Mehmedi barti pothuajse barrën më të madhe në penalltitë e realizuara, pasi po ta huqte, do të kishte shtuar presionin te gardiani i Zvicrës.