Të hënën mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ky është rendi i ditës

Të hënën mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ky është rendi i ditës

Të hënën në ora 11:00 do të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit.

Sipas njoftimit në këtë mbledhje parashihet të shqyrtohen pikat e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur me 22 dhe 28 korrik.

Njoftimi i plotë:

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

V. Përgatitjet për seancë të re plenare:

1.   Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.   Pyetjet parlamentare,

3.   Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,

4.   Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-061 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”,

5.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

6.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,

7.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,

8.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve,

9.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-055 për Dizajnin industrial,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e konkurrencës,

11.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar,

12.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-059 për Patentat,

13.    Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

14.    Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

15.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

16.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

17.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,

18.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

19.    Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,

20.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020,

21.    Shqyrtimi i Raport vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,

22.    Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

23.    Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

24.    Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

25.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

26.    Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

27.    Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

28.    Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Related Articles