Të hënën një pjesë e Prishtinës mbetet pa ujë

Të hënën një pjesë e Prishtinës mbetet pa ujë

Një pjesë e qytetit të Prishtinës nesër mund të mbetet pa ujë për shkak të punimeve teknike të KEDS-it, raporton Gazeta “Enigma”.

KRU “Prishtina” përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se punimet që priten të zgjasin nga ora 09:00 deri në ora 18:00 mund të çrregullojnë furnizimin me ujë të pijes, andaj ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.

Ky është njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”:

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 7 qershor 2021, e hënë KEDS-i përmes kontraktorit të tyre ka planifikuar punime teknike, konkretisht implementim të punimeve elektrike në stacionin e pompave në Mirëditë.

Punimet do zgjasin nga ora 09:00- 18:00.

Me këtë rast, konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga SP Mirëditë mund të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë , për aq sa do zgjasin punimet nga ana e kontraktorit të KEDS.

Zonat që mund të afektohen nga këto punime janë: Lagjet ” Taslixhe”, ” Mati”, ” Sofalia”,” Zllatari”,” Zona Qendër dhe një pjesë e banesave të bardha të lagjes Bregu i Diellit, rruga e ” Bledit” dhe rruga ” Isa Kastrati” , në Prishtinë.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Related Articles