Vendosjen e një rendi dhe disipline ndaj zyrtarëve shtetërorë për ndalimin e keqpërdorimit të automjeteve jashtë orarit të punës, e sheh si te domosdoshme, analisti Fatmir Çollaku.
Mirëpo, ai nuk është i pajtimit që të njëjtin trajtim të kenë edhe gjeneralët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Çollaku tha se vendimet për ndalimin e përdorimit të panevojshme të veturave zyrtare është produktive për ruajtjen e buxheti, por që sipas tij duhet të ketë përjashtime tek gjeneralët si rrjedhojë e natyrës të punës së tyre.
Gjatë këtij muaji, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ua ka ndaluar gjeneralëve përdorimin e automjeteve jashtë orarit të punës.
“Përgjithësi vendimet e ministrive, Qeverisë dhe agjencioneve tjera për kursime për shpenzime të panevojshme apo edhe shfrytëzim të veturave në kohë private në parim është një vendim i mirë por në rastin konkret të kemi specifikisht e Ministrisë së Mbrojtjes ku bëhet fjalë për gjeneralët dhe unë mendoj se do të duhej këta të kursehen nga ky vendim, gjegjësish mendoj se specifika e punës tyre, delikacia, shërbimet që kanë ata do të duhej të kenë edhe jashtë kohës së punës veturat zyrtare se po e përsëris edhe njëherë specifika e lëmisë tyre dhe punës tyre kërkon pak një përjashtim nga ky vendim. Përndryshe për nivelin tjetër komandues dhe zyrtarë tjerë të ministrisë mendoj që është vendimi në parim është i drejtë pasi republikës tonë i nevojitet një racionalitet në shfrytëzim të aseteve. Pse mos të kursehen shërbimet e panevojshme të strukturave të ndryshme, që të mos përdoren veturat zyrtare. Ne shohim veturat e Qeverisë në kohën jashtë orarit të punës, pse të mos vihet një rend dhe diciplinë. Por gjeneralët ish dashtë të kursehet nga ky vendim.
Ndërsa sipas Çollakut, shfrytëzimi i veturave shtetërore në mënyrë racionale bën diferencë të madhe në ruajtjen e buxhetit të Kosovës.
“Ka rëndësi financiare nëse e analizojmë sa vetura janë dhe sa ato mund të abuzohej apo shfrytëzohet e panevojshme, sigurisht se një shumë e konsiderueshme e buxhetit do të ruhej ose do të kursehet… Të shfrytëzohen në mënyrë racionale asetet publike”, tha ai.