Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident në hyrje të autostradës në Prizren.
Në këtë aksident të përfshirë ishin një veturë dhe një minibus, ku ky i fundit edhe u rrokullis.
Si pasojë 10 persona iu desh të merrnin trajtim mjekësor.
Mirëpo asnjëri nga ta nuk raportohet të ketë marrë lëndime të rënda.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha është shprehur se pas kontrolleve mjekësore të njëjtit janë liruar për në shtëpi. /Gazeta Enigma