Të martën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Të martën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Komisioni i Garave ka vendosur që tërheqja e shortit për rrethin e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll të bëhet më 7 dhjetor në ora 11:00h në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, njofton faqja zyrtare e FFK-së, transmeton Gazeta Enigma.

Në këtë rreth të garave janë kualifikuar 9 skuadra të BKT Superligës, 6 skuadra të Viva Fresh Liga e Parë dhe 1 skuadër e Ligës së Dytë, duke rrumbullaksuar numrin prej 16 ekipesh pretendente për Kupën e Kosovës.

Skuadrat pjesëmarrëse në short janë këto, si në vijim: Llapi, Gjilani, Drenica, Prishtina, Drita, Dukagjini, Malisheva, Ulpiana, Ballkani, Ramiz Sadiku, Fushë Kosova, 2 Korriku, Onixi, Arbëria, Ferizaj dhe KEK-u, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së, të plasuar në faqen zyrtare të këtij institucioni./Gazeta Enigma/

Related Articles