Të mërkurën varroset 68-vjeçari që u vra mbrëmë në Mitrovicë

Të mërkurën varroset 68-vjeçari që u vra mbrëmë në Mitrovicë

Në grabitjen e armatosur ka ndodhur të martën mbrëma në orën 22:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ka mbetur i vdekur 68 vjeçari Ali Maloku.

Pas plaçkitjes, dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të Malokut i cili i cili po punonte në market me bashkëshorten e tij.

Familjarë të Malokut kanë bërë të ditur se sot do të bëhet varrimi i tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Shipol, ndërsa funerali do të niset nga xhamia te varrezat e qytetit në Shipol në ora 14:05.

Ndërsa, lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se kanë ndërmarrë veprime të shpejta policore dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit, me ç’rast edhe kanë sekuestruar një armë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles