Dy ditë më parë Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë kryer tri bastisje në fshatin Pouskë në Prizren. Janë konfiskuar armë zjarri e municion. Tre persona dyshohet që me këto armë e duke përdorur uniforma ushtarake kanë kanosur dy qytetarë.
Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se të dyshuarit janë Samir Arifi, 20 vjecar, Elham Skenderi 21 vjeçar dhe Nezir Ajdari 29 vjeçar.
Ndaj tyre Prokuroria ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.
Por si ndodhi rasti?
Me datë 16 Janar 2023, Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, pas pranimit të ankesës nga dy qytetar (një mashkull dhe një femër), bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative-hetimore , kanë identifikuar, lokalizuar dhe kane arrestuar tre të dyshuari në fshatin Pouskë në Prizren.
Nga të njëjtit janë konfiskuar 6 armë dhe një sasi e municionit, thuhet në njoftim të policisë përcjell Insajderi.
Me datë 16 janar pas mesnate, dy viktimat kanë raportuar në policinë e Kosovës se një ditë më parë, pra me 15 janar rreth orës 23:10 ishin kanosur me armë derisa ishin duke lëvizur së bashku me veturën e tyre.
Ata ishin kanosur në rrugën e fshatit Pouskë në Prizren.
“Sipas deklaratës se dëmtuarve, atyre u kishin dal para tre persona të dyshuar, të veshur me uniforma ushtarake, të armatosur dhe nuk kishin lejuar që të vazhdonin rrugën tutje duke i kthyer pas”, thuhet në njoftim.
Pas pranimit të denoncimit, Policia filloi hetimet preliminare në drejtim të ndriçimit të rrethanave të rastit.
“Pas një pune hetimore intensive në lidhje me rastin në fjale, është arrit të sigurohet informacion i vlefshëm, në drejtim të identifikimit të një prej dyshuarve që dyshohet ka kryer këtë vepër”.
“Fillimisht një i dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor Prizren, ku pas ballafaqimit me informacionin dhe dëshmitë e siguruara, ka pranuar që së bashku me dy dyshuarit tjerë e kane kryer veprën penale”.
Është informuar prokurori kujdestar, departamenti për krime të renda , i cili ka dhënë urdhër verbal për bastisjen e shtëpive të tre të dyshuarve, me qëllim të gjetjes së dëshmive të tjera , që lidhen me rastin në fjale.
Gjate këtyre bastisjeve në fshatin Pouske, janë gjetur dhe sekuestruar municion, rroba kamuflazh (ushtarake), si dhe armët e shënuara si me poshtë:
1 (një) pushke automatike AK-47,
1(një) Pushke gjuetie “Magnum” ,
1 (një) pistolete “Ëalter CP 88”,
2 (dy) pushke gjuetie
1 (një) pistoletë plastike – shkrepëse, ngjyra e zeze, me mbishkrimin “DESERT EAGLE”.
Pas bastisjeve të kryera dhe dëshmive të gjetura dhe sekuestruara është informuar prokurori kujdestar për krime të renda, ku ndaj tre të dyshuarve ka udhëzuar që të ngritët kallëzim penal për veprat penale “ Kanosje “ , “ Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armeve dhe municionit” dhe “ Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Deklaratat prej dyshuarve janë marr në prezencën e avokateve të angazhuar nga të dyshuarit.