Stuhitë e fuqishme lanë të vdekur të paktën 15 njerëz si dhe shkatërruan shumë shtëpi në Teksas, Oklahoma dhe Arkansas, shkaku i motit vdekjeprurës që goditi SHBA-në qendrore.
Shtatë vdekje u raportuan në Teksas, pranë kufirit me Oklahoman, thanë zyrtarët. Stuhitë shkaktuan dëme edhe në Oklahoma. Dhjetëra mijëra banorë ishin pa energji në të gjithë rajonin, raporton Associated Press, përcjell Gazeta Enigma.
Në mesin e të vdekurve janë dy fëmijë të moshës dy dhe pesë vjeç. Tre anëtarë të një familje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Teksas. Të paktën pesë persona u raportuan të vdekur në Arkansas. Një person tjetër vdiq në Benton County, Arkansas. Dy trupa të tjerë u gjetën në Marion.
Meterologët kanë parashikuar stuhi më të forta në Illinois, Missouri dhe Kentucky. /Gazeta Enigma