Të premten Kuvendi mban dy seanca, pritet të votohen marrëveshjet ndërkombëtare

Të premten Kuvendi mban dy seanca, pritet të votohen marrëveshjet ndërkombëtare

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë për medie është deklaruar shefja e Grupi i Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha se të premten do të mbahen dy seanca, e që njëra prej tyre është për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Gazeta Enigma.

Se a ka pozita mbështetjen e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, Kusari-Lila, tha se do të zhvillojnë takim koordinues me shefat e Grupeve Parlamentare që marrëveshjet të marrin mbështetjen.

“Të premten të kemi dy seanca, seanca e parë në ora 11:00 edhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, përderisa pas përmbylljes së seancës me vazhdimin e pikave do të fillojmë me një seancë të re do të ketë në agjendë edhe shqyrtimi i dy projektligjeve të reja. Kryesia e Kuvendit ka marr materialin nga qeveria për miratim të anëtarëve për bordin e AKP-së dhe pas miratimit funksional që mbahet nesër do të jetë pikë e rendit të ditës me 6 gusht”.

“Do të synojmë si pozitë që të kemi një takim koordinues me partitë opozitare në mënyrë që ajo çfarë është e rëndësishme dhe pritet nga ne të miratojmë marrëveshjet ndërkombëtare të miratohen në seancën e gjashtë gushtit”, tha ajo./Gazeta Enigma/

Related Articles