“Të Prishtinës që kushtojnë një euro janë më të mirë”, Elita Rudi tregon se sa pagoi për një hamburger te restoranti i Nusret në Turqi

“Të Prishtinës që kushtojnë një euro janë më të mirë”, Elita Rudi tregon se sa pagoi për një hamburger te restoranti i Nusret në Turqi

Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, po shijon disa ditë pushimi në Turqi bashkë me familjen e saj.

Meqë ndodhet atje, ajo nuk ka munguar me një vizitë në restorantin e kuzhinierit të famshëm ‘Nusret’.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa pamje në InstaStory, derisa tregon se ka provuar edhe një hamburger.

Në një video tjetër në InstaStory, Elita thotë se nuk ishte asgjë më shumë përveç se i mbështjellë me ari.

“Është thjesht një hamburger i mbështjellë me folje ngjyrë ari, e që më të mirë janë ata të Prishtinës që kushtojnë vetëm një euro”, tha Rudi.

Bashkëshortja e reperit Gjiko ka publikuar edhe faturën e plotë, që në total i ka kushtuar 293 euro./Gazeta Enigma.

Related Articles