Kanada i ofron Kosovës përkrahje në proceset euroatlantike

Kanada i ofron Kosovës përkrahje në proceset euroatlantike

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman, me këtë rast, ky i fundit i konfirmoi përkushtimin në përkrahjen e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Konjufca falënderoi ambasadorin kanadez për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja i ka dhënë shtetit të Kosovës, duke u shprehur njëherësh në dobi të forcimit të partneritetit dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Nga ana e tij, ambasadori Bowman konfirmoi përkushtimin e Kanadasë për përkrahjen e gjithanshme ndaj Kosovës përmes projekteve të ndryshme zhvillimore, si dhe në proceset për të ardhmen euroatlantike. ​/Gazeta Enigma.

Related Articles