“Të rinjtë në përkrahje të ndryshimit, të cilin e garanton vetëm Lëvizja Vetëvendosje”

“Të rinjtë në përkrahje të ndryshimit, të cilin e garanton vetëm Lëvizja Vetëvendosje”

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka zhvilluar takime me disa të rinjë të kësaj komune, për tu njoftuar me problemet që ata hasin.

Komunikata e plotë:

Sot në takimin e mbajtur me të rinj, u njoftuam me problemet që ata po hasin vazhdimisht.

Mungesa e bibliotekës digjitale, fushave rekreative, perspektivës, punësimit, si dhe probleme të tjera të natyrave të ndryshme.

Kryetari Alban Hyseni, u zotua se me qeverisjen e re pas 17 tetorit, rinia do jetë në krye të prioriteteve tona. Do të sigurohet biblioteka digjitale si dhe do të sigurohen hapësirat rekreative ku secili i ri do të mundet ta kalojë kohën e lirë.

Rinia do jetë promotore për ndryshim!

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan

Hapsirë e sponsorizuar

Related Articles