Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, të hënën ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në Makresh të Novobërdës.
Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se menjëherë është lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar i dyshuari serb me iniciale S.S., 43 vjeçar.
Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dushuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, 22 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një (1) karikator.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem” dhe “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim i pautorizuar i armëve”.