Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për të shtëna me armë në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Pas pranimit të informatës, policia ka identifikuar dhe ka arritur të ndalojë veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

“Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin 24 orësh.

Related Articles