Një person dyshohet se është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Ulpiana të kryeqytetit.
Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në këtë lagje.
Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dal në vendin e ngjarjës ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njejti është dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjeksor.
Ndërsa personi i dyshuar është arrestuar dhe të njejtit i është konfiskuar një armë që dyshohet se është përdorur në këtë rast.