Të shtëna me armë në SHBA, gjashtë adoleshentë të plagosur

Të shtëna me armë në SHBA, gjashtë adoleshentë të plagosur

Gjashtë adoleshentë janë plagosur pas disa të shtënave me armë pranë një shkolle në Kolorado, SHBA.

Adoleshentët e moshës 14 deri në 17 vjeç janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta,  por besohet se sulmi mund të jetë i lidhur me bandat e qytetit.

Nisur nga dëshmitarët, të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë dhe dyshohet për disa persona.

Sipas Departamentit të Policisë, incidenti nuk ndodhi brenda shkollës, por vetëm në veri të Nome Park.

Policia fillimisht postoi në Twitter se shkolla e mesme  ishte ne mbyllje, por më vonë tha se ishte  në një perimetër të sigurt.

Related Articles