Mbrëmë rreth orës 01:00 në një hotel është raportuar se ka pasë të shtëna më armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e konfirmoi Sheremet Elezaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një gëzhojë plumbi. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Elezaj.