Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, humb jetën kamarierja dhe plagosen dy tjerë

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, humb jetën kamarierja dhe plagosen dy tjerë

Tiranë- Përplasje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur kamarierja e lokalit.

Ndërkaq, raportohet edhe për dy të plagosur që janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

Related Articles