Një ndeshje e kategorisë së tretë në Argjentinë u braktis pas të shtënave me armë zjarri nga tribuna, me një trajner të qëlluar, duke prodhuar skena të shëmtuara.
Huracan Las Heras u përball me Ferro de General Pico në një lojë në provincën Mendoza dhe nikoqirët po fitonin 3-1 në pjesën e dytë kur filloi dhuna.
Në pamjet mjaft të jashtëzakonshme të transmetuara nga Canal 3 Pampa, të gjithë lojtarët dhe zyrtarët dolën furishëm jashtë fushës dhe tifozët nxituan të largoheshin kur u dëgjuan të shtëna të forta armësh.
Argentina Third Division match between Huracan vs Ferro abandoned after gunshots from the stands.
Ferro manager was shot in the shoulder, but was not badly injured. pic.twitter.com/InCjmRG732— Gilles ???????????????? (@GrimandiTweetss) November 1, 2021
Thuhet se grupet mbështetëse të Huracan po luftonin mes tyre dhe gjërat dolën plotësisht jashtë kontrollit.
Mauricio Romero, trajneri i Ferros, u qëllua në shpatull, sipas gazetës argjentinase Ole.
Një video nga plaga u postua, përpara se klubi i tij të konfirmonte më pas në Twitter se ai kishte shkuar në spital për të marrë trajtim për plagën e tij
Argentina Third Division match between Huracan vs Ferro abandoned after gunshots from the stands.
Ferro manager was shot in the shoulder, but was not badly injured. pic.twitter.com/InCjmRG732— Gilles ???????????????? (@GrimandiTweetss) November 1, 2021
“Romero po bën mirë dhe është jashtë rrezikut”, shkroi Ferro në Twitter.
“Pas largimit nga stadiumi ai iu nënshtrua testeve në një spital lokal dhe tani po jep një deklaratë në polici”.
Huracan ka lëshuar deklaratën zyrtare, duke dënuar dhunën e shfaqur në atë takim, derisa ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
????Mauricio Romero, DT del conjunto de La Pampa, sufrió una herida en un hombro. Está fuera de peligro.
Más: https://t.co/p9KvYSbD8t pic.twitter.com/pZcsilwBDl— Clarín (@clarincom) November 1, 2021