Të shtunën i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit që vdiq mbrëmë pasi u ther me thikë në Hajvali

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit që vdiq mbrëmë pasi u ther me thikë në Hajvali

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Hajvali të Prishtinës, ku si pasojë një person 21-veçar mori lëndime vdekjeprurëse nga therja me thikë.

Pak më parë u raportua se viktima është Vigan Xhemshiti i lindur në vitin 2000.

Familjarët e viktimës kanë njoftuar se Viganit sot do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 16:00.

“Familjar, miq e dashamirë ju njoftojë së mbrëmë me datën 10.12.2021, ka ndërruar jetë më i dashuri jonë Vigan Xhemshiti, varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e Fshatit Kukavicë”, thuhet në njoftimin e njërit nga familjarët e viktimës./Gazeta “Enigma”/

Related Articles