Shtatë pacientë me COVID-19 dhe 26 post-COVID po trajtohen në SHSKUK

Shtatë pacientë me COVID-19 dhe 26 post-COVID po trajtohen në SHSKUK

Shtatë pacientë me COVID-19 dhe 26 post-COVID janë duke marrë trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet e ditës së sotme.

Me oksigjeno-terapi janë shtatë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-COVID

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles