Aleksander Jovanovic, një nga organizatorët, ka thënë se pavarësisht tërheqjes së Aleksander Vuçiqit për ligjin për shpronësim, protestat në Beograd nuk do të ndalen.
Ai për “Nova.rs” ka thënë se do të ketë protesta dhe bllokadë të shtunën në Beograd, dhe thotë se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit final që është dëbimi i kompanisë “Rio Tinto” nga Serbia.
Jovanoviq ka thënë se nuk ishte imagjinuar ndonjëherë që Vuçiq do të dorëzohej, meqë presidenti i Serbisë po bënte përpjekje për të qetësuar dhe për të “vrarë” energjinë e protestuesve që kishin dalë në rrugë kundër “Rio Tinto”.
I pyetur nëse është fitore vendimi i presidentit të Serbisë për tërheqje nga ligji për shpronësim, Jovanoviq ka thënë se është një fitore por jo një arsye për të festuar.
“Është një fitore, por ato vendime janë larg nga një arsye për të festuar. Kërkesa jonë themelore është dëbimi i Rio Tintos nga Serbia, kështu që u mblodhëm dhe kjo nuk u plotësua”, ka thënë Jovanoviq.
/Gazeta Enigma/