“Të tre policët veç e veç i thanë ambasadorit Jashari se ishin duke ngrënë bukë kur u rrëmbyen”

“Të tre policët veç e veç i thanë ambasadorit Jashari se ishin duke ngrënë bukë kur u rrëmbyen”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme me ministren Gërvalla, i cili është deklaruar për tre policët e kidnapuar.

Kurti tha se kanë fakte, se të tre policët janë rrëmbyer, ndërsa si fakte ka përmendur detaje nga vendi i ngjarjes.

Ai tha se policët, i kanë thënë ambasadorit Jashari se kanë qenë duke ngrënë bukë, kur janë rrëmbyer.

Arrestimi i kapos së krimit të organizuar dhe njërit prej krerëve të Mbrojtjes Civile, Millun Millenkoviq Llune, shfaqi efikasitet të jashtëzakonshëm dhe nga ana e Serbisë shfaqi arrestime… Një ditë pas arrestimit, Serbia përdori kidnapimin…” Në vendin e ngjarjes ka qenë Policia e Kosovës, ka qenë e KFOR-i…”, u shpreh Kurti.

“Serbia duhet të njoftojë se si kanë qenë lidhëset brenda territorit të Kosovës… Për rrëmbimin janë kontaktuar të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë...Policët kur u kidnapuan, kanë qenë duke ngrënë drekë. Të tre policët e kanë të njejtin version, kur janë pyetur nga ambasadori Jashari, se kanë qenë duke ngrënë drekë, në tavolinën e improvizuar për të ngrënë drekë. Por aty, policët tanë u sulmuan, e më pas rrëmbyen“, shtoi kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Related Articles