Sipas një studimi, personat që kanë marrë të dyja dozat janë 3 herë më pak të rrezikuar nga infektimi me COVID se sa personat e pavaksinuar.
Studimi, i udhëhequr nga shkencëtarët e Imperial College London bazohet në testet e 100,000 personave në Angli midis periudhës 24 qershor deri me 12 korrik.
Gjatë kësaj periudhe, u infektuan me Coivd rreth 0.63% e personave ose 1 në 158. Kjo tregon katërfishim të rasteve në krahasim me raportin e mëparshëm të studimit, kur 0.15% ose 1 në 670 u infektuan me virus që nga 7 qershori.
Sipas studimit, personat që janë plotësisht të vaksinuar mund të kenë më pak të ngjarë se personat e pavaksinuar të infektohen me virus, për shkak se kanë një ngarkesë më të vogël virale. Imuniologu Paul Elliott , drejtor i programit React, tha: Ky studim konfirmon të dhënat tona të mëparshme që tregojnë se të dy dozat e një vaksine anti-Covid janë efektive kundër virusit.
Sidoqoftë, ekziston ende rreziku pasi asnjë vaksinë nuk është 100% efektive, dhe ne e dimë që disa persona edhe pse janë vaksinuar plotësisht mund të infektohen sërish.
Pra, edhe me lehtësimin e kufizimeve, ne ende duhet të jemi të kujdesshëm për të shmangur përhapjen e Covid.